Pikturat digjitale janë një lloj i artit digjital, por nuk është art i gjeneruar automatikisht në mënyrë kompjuterike, që do të thotë se, artisti përdorë teknika të pikturimit në mënyrë manuale për të krijuar imazh drejtpërdrejtë në kompjuter.
Si teknikë, ajo i referohet një softueri grafik kompjuterik që përdorë një kanavacë dhe instrumente virtuale me brusha, ngjyra dhe elemente tjera. Në këtë mënyrë artisti krijon një vepër artistike digjitale të cilës i jap një dukje dhe ndjenjë jo shumë të ndryshme në krahasim me një vepër arti të bërë në mënyrë tradicionale.

Karakteristikat specifike vizuale të një pikture digjitale përfshijnë transparencë, simetri, shtrembërim, përsëritje, cilësi, reliev dhe forma të tjera të aplikuara në një sipërfaqe të sheshtë. Opsioni për të punuar në numër shumë të madh shtresash të vendosura një mbi një, lejon në mënyrë më spontane, intuitive të punohet në krahasim me pikturën tradicionale.

Detaje nga gjurmët e brushës digjitale
Në anën tjetër, tabletat grafike mundësojnë mbajtjen e lapsit në formë të brushës me anë të të cilit ngjyra përshkohet në kanavacë digjitale varësisht prej presionit që bëjmë me laps në tablet grafik. Sa më shumë që të shtypim lapsin aq më shumë ngjyrë transferohet dhe e kundërta. Ekzistojnë tabletat grafik me mbi dy mijë nivele të ndryshme të ndjeshmërisë së presionit.
Kështu, piktura digjitale nuk është edhe aq shumë medium i ri ashtu si paraqitet me pamje të re pasi që përdorë një gamë të tërë të karakteristikave ekzistuese (ngjyra, brusha) të plotësuara me disa karakteristika të reja.
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...