Familjarë, poetë, artistë të profileve të ndryshme, si dhe qytetarë, kanë marrë pjesë të dielën, në 19 vjetorin e vrasjes të artistit dhe poetit të mirënjohur mitrovicas Kadri Kadriu, i cili u ekzekutua nga forcat serbe më 1999 gjatë luftës në Kosovë.
Ata bënë homazhe tek varri i piktorit, ndërsa kanë vizituar edhe familjarët e tij në kullat e familjes Kadriu te ‘Kroi i Vitakut’ në veri të Mitrovicës.
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë, Tafil Peci, bëri të ditur para familjarëve të të ndjerit se është aprovuar kërkesa e tij e drejtuar para një viti e gjysmë Ministrisë përkatëse, për shndërrimin e katit të tretë të shtëpisë së të ndjerit në një galeri, ku do të ekspozohen veprat e piktorit të ndjerë Kadri Kadriut.
Ndërsa piktori dhe miku i tij Ali Bejta, duke kujtuar jetën dhe veprën e të ndjerit, veç tjerash ka potencuar edhe aftësitë e shkëlqyeshme prej organizatorit të piktor Kadriut, të cilat mundësuan mbajtjen gjallë të kulturës dhe artit në ato kohëra të vështira.
Edhe profesori i artit Sejdi Zeka, ka evokuar kujtime për jetën dhe veprën e piktor Kadriut, duke thënë se kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm.
Sipas tij, Kadriu mbetet pano prijëse për gjeneratat e reja.
Në anën tjetër, Ali Kadriu, vëllai i të ndjerit, ka falënderuar në emër të familjes qeverinë, për mundësinë e krijimit të një galerie në shtëpinë e tyre, që siç u shpreh ai, do të shërbejë për ruajtjen e veprave të të ndjerit, por edhe ekspozimin e veprave të ndryshme të komunitetit artistik.
Ai kërkoi nga institucionet që të bëjnë më shumë për ata të cilët dhanë jetën e tyre për çlirimin e vendit.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...