Festivali i Kafes dhe Çajit në Prishtinë është rikthyer pas dy vjetësh pauzë.
Sipas njoftimit, edicioni i 6-të me radhë i këtij festivali do të mbahet javën e ardhshme për tre ditë radhazi, raporton arbresh.info.
“Pas dy vjet pauze, rikthehet aroma e kafes dhe çajit në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë. Për tre ditë radhazi, me 11, 12 dhe 13 tetor, Prishtina do ta mirëpres edicionin e 6-të të Festivalit të Kafes dhe Çajit. Hapja zyrtare do të bëhet të martën me (11 tetor) dhe orari do të zgjasë nga ora 10:00 deri 21:00”, thuhet në njoftim.
Risi këtë edicion, sipas njoftimit do të jetë pjesëmarrja për herë të parë e 5 brendeve të reja (kafes dhe çajit), duke dërguar si asnjëherë më parë numrin në 30 të brende pjesëmarrëse.
“Të gjithë vizitorët do të kenë mundësi për t’u njohur me programet e kafeve dhe çajërave si dhe për t’i degustuar, pse jo të gjitha brendet prezente në një vend. Për dispononim dhe argëtimin e vizitorëve, do të përkujdeset atmosfera e krijuar nga përformimi i solo këngëtarëve me muzikë të lehtë – jo të zhurmshme, si dhe DJ-ve të njohur vendor”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...
Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Raho...
Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës, Komuna-qytetarë...
KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kus...