Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me Drejtorin e Kulturës Besart Vllahinjën, vëzhguan sot fillimin e punimeve për renovimin e Teatrit ”Dodona”.
Ahmeti tha se ky Teatër ka rëndësi të veçantë për Komunën e Prishtinës, si teatër për fëmijë dhe si alternativë e Teatrit Kombëtar.
”Me këtë dëshirojmë që të hapim një etapë të re, me emërimin e bordit të ri drejtues, e shumë shpejt do ta kemi edhe konkursin për drejtor të këtij teatri. Ideja është që t’i shtojmë aktivitetet e “Dodonës” dhe të lidhim bashkëpunime edhe me teatro tjerë. Do të ndërtojmë një trupë rezidente të aktorëve, më të madhe se që ka qenë deri tash, me ç’rast presim rritje të prodhimit nga ky teatër”, tha ndër të tjera Ahmeti, duke shtuar se “Dodonës” do t’ia rikthehet nami që e ka pasur, transmeton Klan Kosova.
Drejtori për Kulturë, Besart Vllahinja, tregoi detaje të punimeve që do të kryhen, të cilat do t’i kushtojnë Komunës rreth 60 mijë euro.
”Me këtë projekt, planifikohet të rinovohet pjesa tek porta hyrëse e “Dodonës”, skena, salla, pjesa e sanitarisë si dhe çatia. Në kuadër të përmirësimit të kushteve të stafit, ne tashmë jemi duke e përgatitur rregulloren e re që do të del në diskutim publik shumë shpejt, përmes së cilës do të rritet kontrolli, transparenca dhe llogaridhënia për mjetet që inkasohen nga institucionet e kulturës”, theksoi Vllahinja.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...