Sot bëhet hapja solemne e Seminarit të 36-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, seminar ky që do të mbledhë në Prishtinë studiues të shumtë nga vende të ndryshme.
Sipas profesorit së Fakultetit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Rrahman Paçarizi, temat që do t’i trajtojë seminari, do të zhvillohen përgjatë tri sesioneve, ndërsa thotë se për dy sesionet e para, atë të gjuhës dhe letërsisë, ka interesim të jashtëzakonshëm të pjesëmarrësve.
Ai ka bërë të ditur se sesioni i kulturologjisë është themeluar vonë, para tri vjetësh, dhe se ka rënie të numrit të të interesuarve. Sipas tij, seminari do të fillojë nesër dhe do të zgjas deri më 25 gusht.Hapja solemne e Seminarit XXXVI, do të bëhet sot, më 14 gusht 2017, në orën 11:00, ndërsa punimet do të zhvillohen në Prishtinë nga 14 – 25 gusht.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër