
Foto: Lasse Lagoni
A do të kualifikohen vëllezërit Selmani sonte, për në finalen e madhe të garës X Factor në Danimarkë?
Vëllezërit e jashtëzakonshëm, Rinor dhe Arbnor Selmani, kanë magjepsur Danimarkën në edicionin e këtij viti të X Factor!
Lindur dhe rritur në Danimarkë, me prejardhje nga Prekazi i Kosovës, këta dy vëllezër të talentuar kanë treguar se asnjë kufi s’mund të ndalojë muzikën dhe kërcimin. Që në fëmijërinë e tyre, ata kanë ndarë dashurinë për muzikën dhe kërcimin, duke trashëguar këtë pasion nga kultura e tyre, që shkëlqen në çdo paraqitje të tyre. Kombinimi i tyre i veçantë i ritmeve bashkëkohore me meloditë tradicionale ka rrëmbyer jo vetëm zemrat e jurive por edhe të audiencës.
Babai i Arbnorit dhe Rinorit, Qerim Selmani, ka thënë për Radio Kosovën se është shumë i lumtur për suksesin e djemve të tij. “E gjithë familja jemi gati të mbështesim dhe t’i dërgojnë djemtë përpara në finalen madhështore në Randers. Ky moment është më shumë se thjesht një performancë e mahnitshme”, ka shtuar Selmani.
Performanca e tyre e radhës është sonte nga ora 20:00 në TV2 Danimarkë./rtk/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?