Seriali i shikuar thuajse nga të gjithë, “Squid Game”, tashmë do të vije me sezonin e dytë.
Platforma digjitale Netflix, e cila gjithashtu gëzon të drejtat e transmetimit të këtij seriali, me anë të një postimi në Twitter, ka konfirmuar se tashmë është duke u punuar për sezonin e dytë të “Squid Game”.
Red light… GREENLIGHT!
Squid Game is officially coming back for Season 2! pic.twitter.com/4usO2Zld39
— Netflix (@netflix) June 12, 2022
“Squid Game” u bë seriali më i shikuar i platformës së njohur me t’u publikuar në shtator të vitit të kaluar. Ai flet për mbijetesën dhe fokusohet në një grup njerëzish të cilët janë të dëshpëruar për para, dhe kështu pajtohen të marrin pjesë në disa lojëra të fëmijëve të cilët rezultojnë vdekjeprurëse, përcjell arbresh.info.
Regjisori i njohur, Hwang Dong-Hyuk, ka zbuluar disa skena të vogla nga sezoni i ardhshëm, ndërsa sipas ti pritet të mirëpritet bukur mirë nga shikuesit.
Ende nuk është konfirmuar data e saktë se kur do të lansohet, por sipas mediave të huja, sezoni i dytë i “Squid Game” do të lansohet në vitin 2023. /arbresh.info/
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë
Gjesti në Gjykatë deklaron se kishte vepruar në gjendje afek...
Gashani:Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe ...
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...