Naim Berisha, nënkryetar i Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtarë të Kosovës ka thënë se aktorë dhe punëtorë të këtij institucioni po përballen me shumë padrejtësi dhe diskriminim
Berisha kështu u deklarua në një përgjigje për arbresh.info, duke e përmendë një rast ku ka pasur padrejtësi brenda TKK.
“Aktorët e TKK dhe punëtorët e këtij institucioni përballën më së shumti me padrejtësinë dhe diskriminimin, kemi vendime që merren totalisht diskriminuese, totalisht në kundërshtim me ligjin sidomos po e përmend vendimin për gradimin aktorëve të trupës rezidentë, i cili herën e parë kur është bërë është bërë totalisht në kundërshtim me ligjin. Është shkel ligji dhe është bërë gradimi edhe pasi që ky gradim doli I jashtëligjshëm nëpërmjet agjsensionit antikorrupsion”, tha Berisha për Arbresh.info
Berisha thotë se këtij teatri i nevojitet drejtësi pasi që sipas tij, ky institucion kulturor është i ndare në klane dhe grupacione.
“Qeveria e tanishme, sidomos kryeministri Kurti ka një qasje shumë konstruktive ndaj artit dhe ndaj të së drejtës. TKK nuk mund të ndahet sot na përditshmëria. Ky teatër është I kapur nga grupacione dhe klane të ndryshme. Kosovës I nevojitet drejtësi dhe unë kam parë një qasje proaktive të kryeministri, që të krijoj një shtet të së drejtës”, tha Berisha.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...