Marta Tiedemann bashkë me shokun e saj Karl Gunter krejt çfarë kishin dëgjuar për Kosovën ishin lufta dhe “DokuFesti”.
Prandaj nga Gjermania erdhën për të parë nga afër vendin e festivalin. Të hënën në Prizren u ballafaquan edhe me një pjesë të historisë për të cilën kishin dëgjuar nga mediat, shkruan “Koha Ditore”.
“Kemi lexuar për krimet në Kosovë, por tani po i kuptojmë më mirë pasojat e asaj që ka ndodhur para 20 vjetësh”, ka thënë Tiedemann, ani pse në shikim të parë ajo thotë se në qytet dhe në vend nuk vërehen shenjat e luftës. Ata panë dokumentarin “Në pritje” të regjisores Laura Kryeziu-Testa, e cila nuk ishte e pranishme në shfaqjen e dokumentarit të saj.
“Më emocionoi shumë, më bëri të reflektoj mbi gjendjen sot në botë”, ka thënë Gunter. E pikërisht këtë mëton ta bëjë sivjet festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, me temën “Reflektimi”.
“Në pritje” i cili u shfaq në kuadër të garës kombëtare në “Kino Plato”, në fakt u bën thirrje të gjithëve që të reflektojnë. Sjell rrëfimin e pesë grave të cilat kanë humbur anëtarë të familjes së tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ata figurojnë në listën e të pagjeturve, bashkë me rreth 1 mijë e 600 persona. Kryeziu-Testa mes të tjerash sjell rrëfimet e Tahire Aruçit, Ferdonije Qerkezit e Nysrete Kumnovës.
Nëpërmjet intervistave dhe informacioneve që sjell regjisorja, ky dokumentar shërben më shumë si informativ. Tema që trajton është shumë e ndjeshme dhe rrëfimi i nënave me lot në sy e bën edhe më të prekshëm. Ato flasin për humbjen, dhimbjen, dhunën, luftën, dashurinë ndaj fëmijëve të tyre dhe shpresën…/Koha Ditore/
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...