Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se Këshilli Drejtues ka marrë vendim për mbylljen e Muzeut për 12 muaj, aq sa pritet të zgjasin punimet për restaurimin e tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati tha se punimet që fillimisht në fokus kanë konsolidimin e kushteve të depose, shkruan Arbresh.info.
“Muzeu Kombëtar i Kosovës do të jetë institucion modern muzeal, me standard të ri të dokumentimit dhe prezantimit të historisë sonë. Kontrata për restaurimin e përgjithshëm tashmë është nënshkruar, ndërsa sot Këshilli Drejtues ka marrë vendim për mbylljen e Muzeut për 12 muaj, aq sa pritet të zgjasin punimet që fillimisht në fokus kanë konsolidimin e kushteve të deposë.”, ka shkruar ai.
“Krahas restaurimit po vazhdon trajtimi i fondit muzeor, ndërsa po formohet komisioni profesional për rikonceptimin e ekspozitave të përhershme.”, përfundoi Çeku./Arbresh.info/
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...