Mozaiku i gjakovarit me 120 kg drithëra në nder të Mbretëreshës bën bujë në mediat e huaja
Artisti shqiptar Alkent Pozhegu, ka realizuar një mozaik të mbretëreshës Elizabeth II. Mozaiku është bërë me fasule, grurë, fara luledielli, oriz, misër e drithëra të tjera me ngjyra.
Artisti nga Kosova ka treguar se për veprën muzeale iu deshën 100-120 kg drithë, ndërsa punoi për rreth 6 orë.
“Kam përdorur fasule, grurë, fara luledielli, oriz e drithëra me ngjyra ndërsa mu deshën rreth 100-120 kg drithë” – tha ai.
Ai u shpreh se vepra u bë në një ambient të hapur, pranë Gjakovës, në një vend që kishte dhe frekuentim të njerëzve për ta parë atë nga afër.
Edhe mediat e huaja i bënë jehonë veprës së artistit shqiptar duke zënë vend në disa prej titujve të gazetave prestigjioze britanike.
Pozhegu deklaroi se iniciativën për mozaikun e Mbretëreshës Elizabeth II e mori nga një media e huaj, e cila e kontaktoi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...