Mbi lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 80-vjeçare, të “Mjeshtrit të Madh” Gëzim Kruja, ka reaguar Presidenti, Ilir Meta.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan:
“Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh të skenës dhe humorit, Gëzim Kruja është një lajm trishtues.
Me talentin e spikatur, Gëzim Kruja do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar, që falë personazheve karakteristike të interpretuara mjeshtërisht u duartrokit nga shumë breza, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kruja, të afërmve, të gjithë artdashësve dhe qytetarëve të mrekullueshëm të Shkodrës, për këtë humbje të pazëvendësueshme.”
Kohët e fundit ai vuante nga një sëmundje e rendë teksa kishte humbur edhe zërin.
Ai ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit.
Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.
Klinika e Ortopedisë pajiset me aparaturë moderne për ndërhy...
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...