Këtë vit, Festivali i 12 -të i Filmit të Shkurtër “Ballkani Përtej Kufijve” do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë!
Festivali i Filmit të Shkurtër BBB pas një udhëtimi njëmbëdhjetëvjeçar në Evropë shkon në Prishtinë, Kosovë për Edicionin e 12 -të me titullin ‘Lëkura në (Ekran në) Lëkurë’.
Festivali do të zhvillohet nga e enjtja, 28 deri të dielën, 31 tetor 2021 në Kino Armata. Frymëzuar nga çështja e komunikimit që u sfidua përmes pandemisë, festivali do të shfaqë një Program Konkursi prej 33 filmash të shkurtër që përfaqësojnë kineastët e rinj ballkanikë.
Juria Ndërkombëtare përbëhet nga Burcu Biricik, aktore turke, Luana Bajrami, aktore/regjisore franceze nga Kosova dhe Drita Lolla, drejtore e Festivalit të Filmit në Mal të Zi./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...