Edicioni i 14 i Manifesta që do të mbahet në Prishtinë, Kosovë prej 22 korrikut 2022, është më shumë se sa thjeshtë një bienale. Programi është zhvilluar prej nevojave që qytetarët e Prishtinës kanë dashur të vendosin në pah duke përfshirë rikthimin e hapësirave publike, të sjellurit e kulturës në periferitë e qytetit, të stabilizohen më shumë hapësira për kulturën dhe mirëqënien dhe të përmirësohet larmishmëria dhe gjithëpërfshirja në fushat kulturore e gjithashtu që Prishtina të jetë më e gjelbër. Programi paraprak i shpallur këtë javë në një konferencë për shtyp i adreson këto problematika dhe do të jetë i përqëndruar në katër shtylla konceptuale.
Manifesta 14 do të hapë dyert këtë verë e do të shfaqë ndërhyrje artistike dhe urbane në të gjithë Prishtinën. 32 nga 40 ndërhyrjet do të jenë punime të reja. Pjesëmarrës nga e gjithë bota do të shfaqin punimet e tyre në 22 hapësira të ndryshme në Prishtinë, prej shesheve të qytetit tek një ish-kinema, një hamam të qytetit dhe në një observator. 77 pjesëmarrësit prej 22 shtetesh u shpallën në konferencën për shtyp të 5 prillit, e në vijim do të njoftohen edhe më shumë pjesëmarrës.
Duke kthyer vëmendjen në talentet e rajonit, ky program bën bashkë 37 pjesëmarrës nga Kosova së bashku me 16 pjesëmarrës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Programi i Manifesta 14 Prishtina do të përqëndrohet në katër shtylla: Fabrika e Tullave, një ish-hapësirë industriale e vendosur në periferi të qytetit; Grand Hotel, një hotel emblematik i periudhës së ish-Jugosllavisë; Qendra për Praktikë Rrëfyese, një institucion i ri, i qëndrueshëm dhe ndërhyrjet artistike dhe urbane përreth qytetit. Ndërhyrjet urbanistike përfshijnë rigjenerimin e një hekurudhe të papërdorur në një hapësirë të gjelbërt për qytetin. Një parcour i mirë-organizuar që përmbledh më së miri programin do t’u mundësojë vizitorëve të ndërveprojnë me tregimet e hapësirave në të cilat do të shfaqen këto ndërhyrje./arbresh.info/
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici një person në...
41 aksidente e afro 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëv...
Vdes një grua në QKUK, rasti në hetim
Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë ...
Mbi 170 mijë nënshkrime për peticionin e OVL-UÇK-së, të mërk...
Moti sot në Shqipëri