Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë dhe ndau çmimin kryesor “Vjosa Berisha” për filmin më të mirë Ballkanik, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në edicionin e 15-të të PriFest që u mbajt në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
Përmes një komunikate për media nga zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në edicionin e 15-të këtij festivali, Kurti përgëzoi organizatorët dhe vullnetarët, artistët dhe artdashësit, autorët dhe spektatorët që po e mirëmbajnë kaq të veçantë dhe madhështor “PriFestin”.
Ai para se të ndante çmimin për filmin më të mirë Ballkanik u shpreh se “Zelli, kreativiteti dhe mirësia e Vjosa Berishës, nuk kishte çmim, mirëpo ky festival tash e ka një çmim me emrin e Vjosa Berishës për filmin më të mirë Ballkanik”, dhe shtoi se në një konkurrencë impresive fituesit për çmimin më të mirë filmi Ballkanik “Vjosa Berisha”, janë dy filma: “Hyjnesha e Kuqe”, ndahet mes filmave “Toka brenda meje” nga Fisnik Maxville, Kosovë/Zvicër, dhe “Blaga’s Lessons” nga Stephan Komandarev, Bullgari./Arbresh.info

Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu