Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar familjen Bogujevci me rastin e ndarjes nga jeta të ikonës së muzikës shqiptare, Ismet Bogujevci.
Njoftimi i plotë:
E nderuara familje Bogujevci,
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të artistit tonë të madh, ikonës së muzikës shqiptare, Ismet Bogujevci.
Ndarja nga jeta e zërit që e deshëm aq shumë, do ta lë një zbrazëti të pakompensueshme tek të gjithë ne që u rritëm me këngën e tij.
Madhështia e tij artistike bëri që Ismet Bogujevci të ishte këngëtar i dashur për shumë breza.
Në vitet e ’80-ta, kohëra të stuhishme të kthesave të mëdha në Kosovë, me artin dhe këngët e tij patriotike, Ismeti ishte frymëzim për popullin tonë liridashës, e sidomos për rininë studentore.
Ai nuk do të jetë më i pranishëm fizikisht, por do të mbetet i paharruar në mesin tonë me shpirtin e tij të madh fisnik e artistik dhe me trashëgiminë e pashterur artistike që ka lënë pas.
Ismet Bogujevci do të jetë përherë në kujtimet tona me veprën e tij të pamohueshme e të pashlyeshme artistike, si një rrugë e sigurt e vlerave e shtruar me kujdes e pasion të fortë për brezat e ardhshëm.
Bashkëndjejmë dhimbjen e madhe me familjen e nderuar Bogujevci, miqtë, bashkëpunëtorët dhe mbarë komunitetin artistik. Ngushëllime! – thuhet në telegramin e kryekuvendarit Konjufca, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kr...
Kusari-Lila tregon arsyen e mungesës në fushatë: Babai im ës...