Ministri i Kulturës, Kujtim Shala ka pritur sot në një takim një delegacion të Ambasadës së Italisë, të kryesuar nga zëvendësambasadori Salvatore Marinó.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në fushën e kulturës mes Kosovës e Italisë, konkretisht në mundësinë e zhvillimit të projekteve kulturore.
Shala e njoftoi diplomatin italian se Qeveria e Kosovës i ka dhënë mbështetjen Ministrisë që të lidhë marrëveshje kulturore dhe fuqizojë ato me vendet e ndryshme. Lidhjet e ngushta kulturore mes dy popujve, u shpreh ministri, bëjnë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë, duke u bërë shkëmbimi artistik ndërinstitucional nga të dy anët.
Zëvendësi i Ambasadës Italiane, Marinó, e falënderoi ministrin Shala për pritjen, dhe shprehu kënaqësinë për relacionet kulturore dhe konsideroi sa ka hapësirë që këto marrëdhënie të zhvillohen edhe më tej.
Delegacioni italian ia prezantoi ministrit projektin për shkëmbimin e të rinjve muzikantë, italianë e shqiptarë, projekt i cili do të zgjerohet edhe me të rinj nga hapësirat e tjera të rajonit dhe që do të rezultojë me një ngjarje të madhe kulturore e cila do të organizohet në Prizren, në qershor të vitit të ardhshëm, e ku do të merrnin pjesë muzikantë të rinj nga Italia dhe nga të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit.
Ministri shprehu gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë që konkretisht të përkrahë këtë projekt.
Hoti: Nëse lidershipi i LDK-së nuk merr përgjegjësinë që i t...
Gjilan: Arrestohet zyrtari i bibliotekës, mori rroga mbi 19 ...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
FBK dënon incidentin e djeshëm gjatë ndeshjes në Gjakovë, pa...
Tragjike: 28 vjeçari nga Malisheva humb jetën në një aksiden...
Zelensky: Situata energjetike në Ukrainë është emergjente