Kori nga Kosova “Siparantum Choir” ka performuar në Filarmoninë e Berlinit në Gjermani.
Këtë e ka bërë të ditur në Facebook, ambasador i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili e cilësoi mbresëlënëse performancën e grupit kosovar.
“Një premierë, një performancë mbresëlënëse, një mbrëmje e veçantë e muzikës sonë në një nga sallat më të njohura të muzikës botërore – atë të Filarmonisë së Berlinit. Kënaqësi e veçantë që së bashku me korin e mirënjohur nga Kosova, Siparantum Choir, nën drejtimin e Memli Kelmendi, organizuam atë që ndoshta para ca vitesh ishte vetëm një ëndërr dhe tani për jubileun e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës është tashmë realitet”, ka shkruar Ajeti në Facebook.
Me një program të veçantë artistik nga dirigjenti i mirënjohur Memli Kelmendi, u interpretuan këngë të ndryshme me motive shqiptare.
“Një kor model, i cili mbrapa vetes lë një rrugëtim të veçantë dhe me plot sakrifica, e tani është bartës i disa çmimeve ndërkombëtare të muzikës korale. Kisha kënaqësinë që t‘i drejtohem me një fjalë rasti audiencës e cila duartrokitjet e vazhdueshme i kishte mjet të manifestimit ndaj zërit dhe melodisë së jashtëzakonshme të anëtarëve të korit”, ka shtuar ai.
Ajeti tha se të përkushtuar si asnjëherë më parë, do të vazhdojnë të jenë të fokusuar ndaj fuqizimit të diplomacisë kulturore të Republikës së Kosovës. /arbresh.info/
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...