Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bashkë me kryeministrin Albin Kurti, mbrëmë kanë marrë pjesë në shfaqjen e filmit “Luaneshat e Kodrës”, të regjisores, Luana Bajrami.
Konjufca ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij të Facebook-ut teksa shikonin shfaqjen e filmit.
Në postim, i pari i Kuvendit theksoi që ky është filmi i parë kosovar i cili u shfaq në Festivalin e Kanës.
Tutje, ai u shpreh se kinematografia jonë po shënon suksese kulmore në arenën ndërkombëtare.
Postimi i plotë i Glauk Konjufca:
Mbrëmë kisha kënaqësinë që së bashku me Kryeministrin z.Albin Kurti dhe Shefin e stafit z.Ilir Kërçeli të kaloj ca çaste të këndshme artistike me filmin “Luaneshat e Kodrës” të regjisores së mirënjohur Luana Bajrami.
Kinematografia jonë po shënon gjithnjë e më shumë suksese kulmore në arenën ndërkombëtare.
“Luaneshat e Kodrës” ishte filmi i parë kosovar i cili u shfaq në Festivalin e Kanës. Në edicionin e vitit 2021 ai ishte pjesë e programit Directors.
Ëndrrat dhe ambiciet e luaneshave meritojnë përkrahjen e gjithanshme, e cila shpresoj që nuk do t’iu mungojë./arbresh.info/

Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...
De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për aludimet se mund ta mar...