Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim drejtuesit e ri të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi – kryetar dhe dy nënkryetarët, Eugen Saraçini dhe Gazmend Maxhuni, transmeton Arbresh.info.
Ministri Çeku i uroi drejtuesit e KOK-ut për marrjen e detyrës për një cikël të ri olimpik 4 vjeçar.
Tutje Ministri Çeku tha se ministria do t’i qëndrojë prapa KOK-ut dhe organizatave sportive.
“Sportistët dhe organizatat sportive janë ato që do t’i paraprijnë proceseve kurse ne si ministri do të jemi në mbështetje dhe si lehtësues në avancimin e mëtejmë të sportit”, tha ndër të tjera ministri Çeku, duke ofruar gatishmërinë e plotë të përkrahjes së MKRS-së për KOK-un dhe organizatat sportive.
Ndërkaq, kryetari i ri i KOK-ut, Ismet Krasniqi, e uroi ministrin për detyrën e re. Ai tha se deri më tani kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me ministrinë. “Synimi i ynë është që të arrijmë suksese edhe më të mëdha në sport, sidomos në prezantimin e Kosovës jashtë vendit”, tha Krasniqi.
Ministri Çeku e kryetari Krasniqi vlerësuan se synimi i përbashkët për avancimin e sportit dhe arritjen e sukseseve të reja do të bëhet përmes një koordinimi të ngushtë dhe një bashkëpunimi e komunikimi dy palësh, organizatave sportive si prijatar të proceseve dhe MKRS-së si mbështetës e lehtësues.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën