Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për të gjithë ata që e njohën, regjisoren Arzana Kraja, e cila sot u gjet pa shenja jete në lagjen Kalabria në Prishtinë.
Veseli tha se Kraja la gjurmë në artin kinematografik dhe do të kujtohet nga të gjithë për arritjet e saj.
”Lajm shumë i dhimbshëm vdekja e regjisores Arzana Kraja. Ajo la gjurmë në artin tonë kinematografik dhe do të kujtohet nga të gjithë për arritjet e saj. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe mbarë komunitetit të artistëve për këtë humbje”./arbresh.info/
Cana: Lojtarët e Kosovës kanë bërë diçka të jashtëzakonshme
Ministri i Sportit pret në takim homologun turk para ndeshje...
Sylvinho para miqësores ndaj Ukrainës: Jemi të mërzitur, nuk...
Fisnik Asllani me postim emocionues para përballjes ndaj Tur...
Policia rrit prezencën, K9 në terren para ndeshjes Kosovë-Tu...
BBC: Kosova në eufori ndërsa ëndërron historinë e Kupës së B...