Presidenti i parë i Kosovës së pasluftës, Ibrahim Rugova, në një intervistë të rrallë dhënë RTK-së, menjëherë pas luftës ishte pyetur për vizitën te varrezat e dëshmorëve të familjes Jashari në Prekaz.
Ai në këtë intervistë ka treguar se në kohën kur ka qenë president i Kosovës, ka shpallur edhe ditë zie, e madje në nderë të sakrificës së familjes Jashari, Rugova kishte kërkuar që të ketë respekt shtetëror pë këtë familje.
“Ju e dini nuk po dua të hy në histori, kur ka ndodhur ajo para tash katër vite, atëherë si kryetar i Republikës së Kosovës kam shpallur ditë zie, dëshirojë tash meqenëse e kemi bërë institucionet t’i bëjmë një nderim dhe respekt më të lartë shtetërorë që është i mundur për Adem Jasharin dhe bashkëfamiljarët e tij heronjtë e dëshmorët e tjerë”,thoshte presidenti Rugova në vitin 2003 në një intervistë për transmetuesin publik. /io
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...