Chris Rock do të përfitojë para të majme pas incidentit që ndodhi në ceremoninë ‘Oscars’, ku u godit me shuplakë nga Will Smith.
Komiku ‘u përmbyt’ me oferta të konsiderueshme parash për intervistën e tij të parë, ndërsa Oprah Winfrey dhe Ellen DeGeneres, i sugjeruan emisionet e tyre për komentet e para të aktorit.
Intervista nuk është e vetmja gjë që mund t’i sjellë të ardhura 57-vjeçarit dhe sipas The Sun, biletat për shfaqjen e tij ‘stand-up’ janë ndër më të kërkuarat e ditëve të fundit – nga të cilat do të përfitojë rreth dy milionë dollarë.
Zgjidhja e situatës “me aq hir dhe gjakftohtësi” ka kontribuar në popullaritetin e tij dhe si rezultat po fiton shuma të konsiderueshme. Turneu i ‘stand-up’ komedisë së tij është shitur muaj më parë, por ai ka shtuar më shumë data falë rritjes së kërkesës.
Momenti kur Smith e goditi Rockun, pasi ky i fundit bëri shaka për gruan e aktorit, Jade Pinkett-Smith, është konsideruar si një nga momentet më tronditëse në historinë e Academy Awards.
Sipas mediave amerikane, Willit i janë dhënë dy javë kohë për të shpëtuar karrierën e tij në Hollywood, pasi Akademia konfirmoi se janë duke votuar për ndërmarrjen e masave disiplinore. Smith po përgatitet të dëshmojë për rastin e tij në një seancë dëgjimore më 18 prill.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...