Zëvendësministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka vizituar Panairin e Librit në Lajpcig të Gjermanisë, më i vjetri në botë, që edicioni i sivjetmë është i 853-ti me radhë.
Hoti, i shoqëruar nga këshilltarja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani, Shota Bukoshi, ka zhvilluar një sërë takimesh në margjinat e Panairit ku ka prezantuar punën që po realizon Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës në arritjen e objektivave që ka për politikat e librit, në përkrahjen e botimit të tij, në blerjen e librit dhe shpërndarjen e tij në rrjetin bibliotekar të Kosovës dhe për rritjen e bashkëpunimit nëpërmjet projekteve konkrete dhe shkëmbimit të përvojave të mira dhe ekspertëve.
Në takime të ndara Zëvendësministri Hoti ka takuar Robert Alagjozovski, Ministrin e Kulturës të Republikës së Maqedonisë, Arvid Enders, Shefin e Divizionit për art, literaturë e film të Institutit Goethe, institucion ky në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, dhe me Antje Contius e Hana Stoic, përfaqësueset e larta të rrjetit evropian të librit e letërsisë Traduki.
Zëvendësministri Hoti dhe Ministri Robert Alagjozovksi diskutuan për nevojën e rritjes së shkëmbimit kulturor mes Kosovës e Maqedonisë, pasi që tashmë ka vite që marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës është nënshkruar mes dy vendeve fqinje. Kjo marrëveshje ka hapur rrugën që institucionet e kulturës të dy vendeve të komunikojnë drejtpërdrejtë për të parë mundësitë e realizmit të projekteve të përbashkëta apo të shkëmbimit së përvojave dhe profesionistëve.
Në diskutimin që ka zhvilluar Hoti me përfaqësueset e Tradukit ka kërkuar që Kosova të bëhet anëtare më të drejta të plota në këtë rrjet të rëndësishëm evropian si dhe të përkrahet më shumë përkthimi i literaturës së Kosovës në gjuhët europiane dhe anasjelltas, autorë të njohur evropian të sillen në shqip, për çka Hoti mori edhe mbështetjen e drejtuesve të Tradukit.
Ndërsa, në takimin me shefin për art, literaturë e film të Institutit Goethe, Arvid Enders, përpos njoftimit me punën dhe politikat e MKRS-së në përkrahje të kulturës në përgjithësi, Hoti, bisedoi me Enders për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit jo vetëm në fushën e librit, por edhe në artet tjera, veçanërisht në fushën e filmit, ku tashmë Kosova ka një depërtim ndërkombëtar në pjesëmarrje dhe prezantim të suksesshëm në festivalet më me renome anekënd Botës./arbresh.info/
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...