Historia tragjike e dashurisë mes Amedeo Modiglianit dhe Jeanne Hebuterne

21:30 | 19 Maj 2017
Trina Galanxhi

Jeanne Hébuterne njihet si një subjekt i zakonshëm dhe si gruaja e piktorit Amedeo Modigliani.

Por historia e saj me piktorin e famshëm është një nga tregimet më tragjike të dashurisë në botën e artit, transmeton portali arbresh.info

Jeanne nga historianët e artit përshkruhet si një vajzë e bukur dhe si karakteristikë e saj ishin flokët e gjata dhe të plotë. Në komunitetin artistik në Montparnasse, ajo u prezentua nga vëllai i saj André Hébuterne, i cili dëshironte të bëhej piktor.

ama1

Aty ajo u takua me disa artiste tjerë, përfshirë edhe Tsuguhara Foujita, për të cilët edhe modelonte.

Mëgjithatë, Jeanne me talentin e saj për vizatim dëshironte të bëhej edhe vetë piktore, prandaj edhe zgjodhi të studionte në Akademinë Colarossi.

Ishte pranvera e vitit 1917 kur Jeanne Hébuterne u takua për herë të parë me Amedeo Modigliani.

ama2

Modigliani ishte burrë i pashëm dhe tërhiqte shumë vëmendje nga gratë e asaj kohe. Por lidhja e tij me Jeanne ishte kret ndryshe nga aventurat e tij.

Të dy u dashuruan në njëri tjetrin deri në marrëzi.

Përkundër kundërshtimit të prindërve të saj, Jeanne, vajzë me guxim të tepruar në atë kohë, vendosi të jetonte më Modiglianin.

Jeta me Modiglianin nuk ishte aspak e lehtë për Jeanne. Ai abuzonte me alkool dhe drogë. Konsumimi i madh i alkoolit dhe drogës mund të jenë shkaktari kryesor për sëmundjen e tij me tuberkuloz.

ama3

Modigliani ka arritur me mjeshtri që të mbante fshehur sëmundjen e tij.

Në Francë deri në vitin 1900, tuberkulozi ka qenë shkaku kryesor i vdekjeve të shumta. Sëmundja e tmerrshme nuk kishte shërim dhe shumica e njerëzve në atë kohë janë larguar nga Franca pikërisht nga frika e kësaj sëmundje.

Shkrimtari Charles-Albert Cingria e ka përshkruar Jeanne si vajzë të butë, të turpshme, të qetë dhe delikate.

Në vjeshtën e vitit 1918, çifti u shpërngul në klimën më të ngrohtë të Nisë në Rivierën Franceze ku agjenti i Modigliani shpresonte që ai të mund të rriste profilin e tij duke shitur disa nga veprat e tij tek njohësit e pasur të artit që dimëronin aty.

ama4

Gjatë kohës që ata jetuan në Nisë, lindi vajza e tyre e parë.

Pas një kohe, ata u kthyen në Paris dhe Jeanne ngeli përsëri me barrë.

Me 24 janar 1920 Amedeo Modigliani vdiq nga tuberkulozi.

Jeanne Hébuterne u kthye në shtëpinë e familjes së saj, por e dërrmuar nga dëshpërimi për humbjen e njeriut që kishte dashur me shpirt, një ditë pas vdekjes së Modiglianit, ajo edhe pse shtatzënë  kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i pestë.

ama5

Familja e saj nuk dëshironte që ajo të prehej në të njejta varreza ku prehej edhe trupi i Modiglianit.

Dhjetë vite më vonë familja u zbut dhe lejoi që eshtrat e saj të transferoheshin në varrezat Père Lachaise për të pushuar pranë Modigliani.

Në epitafin e saj shkruhet: “Shoqëruese e devotshme deri në sakrificën ekstreme”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme