Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të spektaklit ‘Zhurma Video Music Awards’.
Pak ditë para 2 tetorit, dita kur edhe zyrtarisht mbahet ‘ZhurmaVMA13’, bordi i spektaklit e ka bërë publik njërin nga çmimet më të rëndësishme të këtij eventi, shkruan zico.tv.
Këtë vit, organizatorët kanë menduar diçka vërtetë emocionale.
‘Çmimi i Nderit’ për këtë edicion, i ndahet post mortem Haki Misinit solistit të grupit ‘MAK’.
Haki Misini është vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë ndërsa anëtari i tjetër i këtij grupi, Mehmet Tupella konsiderohet ende i zhdukur.
Rok grupi MAK u formua në vitin 1973 dhe si grup ka funksionuar deri në vitin 1978.
Gjashtë anëtarët e këtij grupi ishin Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi.
Grupi ‘MAK’, konsiderohet pionier i rok muzikës kosovare dhe ka merita të mëdha për popullarizimin e rok muzikës në vend.
https://www.youtube.com/watch?v=Cpcql4xTHMA
Policia ndalon tre të rinj serb në Graçanicë, kishin me vete...
IKD: Çdo veprim në kundërshtim të Ligjit të ri për KPK-në, p...
Osmani në Darkën Shtetërore në Zvicër: Dolli për miqësinë me...
Greva e kompanisë “Pastrimi”, punëtorët refuzojnë takimin me...
Vdes një person në veri të Mitrovicës, dyshohet se ra nga ka...
Policia me aksion në Fushë Kosovë e Malishevë, arrestohen dy...