Pas periudhës së izolimit si rezultat i pandemisë më virusin Covid-19, si dhe tash pas lehtësimit të masave nga kjo pandemi, Galeria e Ministrisë së Kulturës i rikthehet aktiviteteve kulturore të parapara për këtë vit.
Të martën më 16 qershor 2020, në orën 18:00, bëhet hapja ekspozitës personale e piktores Engji Jaha, e titulluar “Selfie Mundi.” Ky event i paraparë për muajin prill 2020, është shtyrë deri më tani për arsye tashmë të ditura.
Për dallim nga herët tjera, kësaj radhe ceremonia e hapjes së kësaj ekspozite do të jetë nëpërmjet një konference për media, ku folës do të jenë kuratori i ekspozitës, Shkelzen Maliqi, koordinatorja e GMK-së, Dhurata Ramosaj, si dhe autorja Engji Jaha.
Në këtë ekspozitë Engji Jaha sjellë piktura dhe instalacion artistik. Ky instalacion është bërë me qëllim që brenda tij të jetë vetëm një pikturë, e ndriquar nga brenda dhe nga jashtë, në një shoqërim me pjesën tjetër të punimeve të ekspozuara jashtë “kabinës” së instalacionit.
E personazh i pikturave të saj është vet piktorja Jaha.
Kuratori i ekspozitës, Shkelzen Maliqi vlerëson se “Tablotë̈ e ekspozitës janë̈ inskenime të frymëzuara nga ikonografi të artit klasik, por që autorja i sajon në mënyrën e vet, si “selfie historike”. Më tutje, ai thekson se “Për arritjen e këtyre sukseseve nuk mjafton talenti dhe dëshira individuale për afirmim dhe njohje. Ato janë̈ rezultat i një̈ vetëbesimi që po fuqizohet sepse janë̈ pjesë e procesit të emancipimit të vajzave dhe grave në shoqërinë̈ tonë, çliruar nga mbetjet e traditave shtypëse që ngufasin kreativitetin dhe ambiciet e tyre”.
Ekspozita do të qëndroj e hapur një muaj.
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës