Filmi “Rruga” me regji të Besim Ugzmajlit, është nominuar për pesë çmime në “Roots of Europe International Film Festival, Spain”, shkruan arbresh.info.
Ugzmajli është nominuar për çmimin e Regjisorit më të Mirë, Gresa Pallaska për çmimin e Aktores më të Mirë, Mal Noah Safqiu për çmimin si Aktori më i Mirë, ndërkaq filmi është i nominuar për çmimin kryesor si Filmi më i Mirë, njëherit edhe për Skenarin më të Mirë.
Filmi “Rruga” trajton temën e trafikimit me qenie njerëzore.
Në film luajnë Gresa Pallaska, Mal Noah Safqiu, Mevlan Saraçi, Milot Salihu dhe Sherif Bega. Lena dhe Genti janë personazhet kryesore të këtij filmi, këta të dy takohen në një situatë të pazakontë, por tregimi i tyre është më i ndryshëm sesa që duket në fillim, të dy këta, kanë përjetuar dhimbje të shkaktuar nga njerëzit e tjerë.
“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s. /arbresh.info/
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...