Filmi i metrazhit të shkurtër për Heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti pritet të nisë shfaqjet nëpër festivale të ndryshme.
‘Kastriota’ mban titullin filmi që është punuar në Itali, dhe ka të bëjë me jetën e Skënderbeut dhe kohën kur ai vendos të kthehet në Shqipëri, shkruan portali arbresh.info.
Regjinë e ka bërë italiani Steven Renso, kurse në rolin kryesor është Rimi Beqiri.

Fabula:
Pas shumë betejash të suksesshme për Perandorinë Osmane, fama e Gjergj Kastriotit (Rimi Beqiri) arrin në Shqipëri. Populli shqiptar shpreson në kthimin e tij në atdhe, në shtëpinë që u detyrua të linte që i vogël. Kur sulltan Murati II (Mario Diodati) i kërkon Heroit të udhëheqë ushtrinë e tij kundër Janos Huniadit, Kastrioti nis një udhëtim në kërkim të vetvetes i shoqëruar nga një plak misterioz (Davide Gambarini).
Një film me metrazh të shkurtër, i cili i referohet një momenti të jetës së Heroit legjendar Shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut: ai duhet të vendosë për kë do të luftojë.

Filmi përqendrohet në rëndësinë e origjinës, idealeve që nuk duhet të mposhten as nga tirania politike dhe as nga ajo fetare: Kthimi në atdhe. Epoka e Skënderbeut, figura dhe vepra e tij janë trajtuar në mijëra vepra historiografike, letrare, artistike etj., nga shumë autorë në shumë gjuhë botës./Arbresh.info/


Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...