Festivali Ndërkombëtar i Letersisë (POLIP), do të mbahet më datë 10-13 shtator.
Për tri ditë me rradhë, polip-i i këtij viti do ti mbledhë shkrimtarët, gazetarët, poetët e artistët vendorë, rajonalë e evropianë rreth temës “Cancel Culture” për të performuar, diskutuar, lexuar e prezantuar krijimet e tyre e për të vazhduar miqësinë e nisur 10 vite më parë.
Kujtojmë se ky është edicioni i XI-të i këtij festivali.
Një nga ngjarjet e rëndësishme në polip-in e këtij viti është edhe diskutimi me shkrimtaren e njohur turke Elif Shafak e cila do të bashkangjitet online të dielen për të diskutuar mbi punën e saj, trendet letrare e ndikimin e letërsisë në zhvillimet shoqërore.
Ndërkaq, si pasojë e masave kundër Covid-19, Festivali këtë vite do të mbahet online përmes web faqes dhe rrjeteve sociale të Qendra Multimedia. /arbresh.info/
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...