Festivali i qejfit po vjen, Beer and Wine Fest nis nesër (FOTO)

15:04 | 29 Qershor 2017
Gita

Nga nesër  të rinjtë kosovarë do të mund të argëtohen për pesë netë radhazi me muzikë nga këngëtarë dhe grupe të njohura nga të gjitha trojet shqiptare në edicionin e 5’të me radhë të birrës dhe verës në Prishtinë.

“Beer and Wine Fest 2017” do të nis me 30 qershor dhe do zgjas deri me  4 korrik. Edhe ky edicion i festivalit do të mbahet në Platon e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve” në  kryeqytet.

Organizatorët e këtij festivali tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet dhe premtojnë shumë risi  gjatë këtij edicioni.

Njëri nga organizatorët e këtij festivali, Besnik Ejupi  i ka thënë “Arbresh.info” se një nga risitë e këtij edicioni është se festivali do të zgjasë 5 netë.

Po ashtu sipas tij, e veçantë tjetër e këtij edicioni të festivalit, është që do të ketë shpërblime të shumta në lojërat me birra, do të jenë prezent top artistiket vendor,  e shumë risi të tjera.

Gjatë këtyre 5 netëve, sipas Ejupit para të rinjve kosovarë do të përformojnë këngëtar dhe grupe të njohura shqiptare, ndërsa hapjen e ceremonisë festive të edicionit jubilar, do ta bëjë grupi i njohur ELITA 5.

“Për dallim nga edicionet e kaluara, risi në këtë edicion jubilar do të jetë programi artistik, pasi që 5 ditët/netët e festës së muzikës, verës dhe birrës do të përcillen me emra të mëdhenj të muzikës si: Alban Skenderaj, ELITA 5, Vedat Ademi, Vala Mulliqi & Band, 3Leche Band, Shake it Darabuka & Dj Juba, Donika Rushiti & Kreshnik Berisha, Lekë Gjurgjiali & Band, Into Thin Air, Doksi, Dj GAMBLEMANIA  dhe shumë e shumë të tjerë,” ka thënë Ejupi për “Arbresh.info.

Ejupi tregon se çmimi i birrës dhe verës, do të fillojë nga 0.50 euro, duke mos përjashtuar happy hour dhe shpërblime të shumta.

Befasi tjetër, sipas tij, do të jetë pjesëmarrja e brendeve të reja të verërave, ku  për herë të parë do të prezantohen në këtë Festival, i cili përveç promovimit të muzikës ka për qëllim edhe promovimin e produkteve vendore.

Gjatë këtij festivali do të marrin pjesë rreth 23 kompani të birrës. / Arbresh.info/

dgdf

fgfgdh

vcb-cv

fdgf

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme