Organizata joqeveritare ETEA, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit, do të organizojë nesër (23. prill) aktivitete të shumta në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Qëllimi i këtij organizimi është ngritja e vetëdijes qytetare rreth leximit.
Këngëtarja, Nita Latifi do të performoj me muzikë live gjatë mbajtjes së aktiviteteve, ndërsa në fund të organizimit do të shpërndahen libra falas, si dhe do të ndahet titulli “BIBLOBIBULI” për lexuesit e vitit në bashkëpunim me Biblotekën Hivzi Sylejmani, transmeton arbresh.info.
Gjatë mbajtjes së këtyre aktiviteteve, pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të sjellin një libër që e kanë lexuar dhe të marrin një tjetër që nuk e kanë lexuar, të vendosin ndonjë thënie të preferuar në “Pemën e Diturisë”; dhe të diskutojë rreth librave dhe rëndësisë së leximit me disa nga autorët më të njohur të Kosovës, siç janë: Jusuf Buxhovi, Daut Demaku, Albatros Rexhaj, Drenusha Zajmi Hoxha, Riza Greiçevci, Ali Alidemaj; etj./Arbresh.info/
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...