Aktorja amerikane me prejardhje shqiptare Eliza Dushku më 28 maj do të jetë në Prishtinë në një mbrëmje bamirësie.
“Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar ka kënaqësinë t’iu njoftoj se Eliza Dushku, aktorja e Hollywoodit me prejardhje shqiptare do të jetë mysafire nderi në gala mbrëmjen e Fondit Kosovaro-Amerikan të Edukimit, ‘Një mbrëmje me yllin e Hollyëood-it, Eliza Dushku’ që do të mbahet me 28 maj tek Sheshi 21 duke filluar nga ora 19:00”, thuhet në një komunikatë të Këshillit Amerikan për Arsim Ndërkombëtar.
Fondi Kosovaro -Amerikan i Edukimit do të jetë përfitues i drejtpërdrejtë nga shitja e biletave, dhe ky përfitim do të aplikohet tek bursat që do t’iu ndahen studentëve kosovarë në vitet në vijim.
Biletat për gala mbrëmjen mund të blihen tek zyrat e Këshillit Amerikan, rruga Fehmi Agani në Prishtinë – 50 euro (për person) dhe 80 euro (për dy vetë).
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend