Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se i ka dhuruar çelësin e Prishtinës, Andrija Mutnjakoviq, arkitektit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Rama theksoi se pikërisht Bibloteka Kombëtare është shkaku që ka zgjedhur të jetë arkitekt.
“Kënaqësi shumë e veçantë t’i dhurojmë çelësin e Prishtinës Andrija Mutnjaković, arkitektit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, si një simbol i mirënjohjes dhe vlerësimit nga unë dhe qytetarët e Prishtinës për kontributin e jashtëzakonshëm në krijimin e një veçantie dhe ekspresiviteti të guximshëm të qytetit tone”, ka shkruar Rama.
“Pikërisht godina e Bibliotekës, e cila na jep një ndjenjë krenarie, identiteti dhe nderi, është arsyeja pse zgjodha të bëhesha arkitekt”. /arbresh.info/
Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava
Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Prish...
Guardiola hyn në ndeshje për përmbysje, Arbeloa nuk e ndrysh...
Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Šabanadžović
Osmani mirëpret zbatimin e vendimit të BE-së për heqjen e ma...
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad