Ministri i Kulturës, Rinisë deh Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se projekti zbatues për restaurimin/rinovimin e tërësishëm të ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës ka marr edhe pëlqimin përfundimtar nga Komisioni i IKMM-së.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se Ksoova po bëhet me teatër të ri kombëtar, duke e ruajtur teatrin e vjetër, shkruan Arbresh.info.
“Kemi punuar me gjashtë fakultete të Universitetit të Prishtinës, profesionistët më të mirë të vendit tonë për hartimin e projektit, i cili përveç rinovimit të ndërtesës parasheh edhe shtim të hapësirave të reja për të krijuar kushte të dinjitetshme për aktorët e stafin dhe përjetim të përmirësuar artistik për publikun.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje