Ekpozita “Toward a Concrete Utopia: Yugoslavian architecture 1948-1980” (Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi 1948-1980) në Muzeun e Artit Modern në New York (MoMA) është bërë “sebep” që Biblioteka Kombëtare e Kosovës të ketë prezantim të gjerë në botë.
Kështu që vend kësaj biblioteke dhe shumë objekteve e memorialeve në gjithë ish-Jugosllavinë, i rezervoi një vend edhe prestigjiozja angleze “The Guardian”. Kjo gazetë në versionin online ka publikuar këtë ekspozitë nëpërmes fotografive, shkruan Ndërtimi.info.

Fotografia e cila ka zënë vend në këtë lajm, por edhe në gazetën angleze, është e bërë nga Valentin Jeck. E pjesë e kësaj ekspozite është edhe udhëheqësi i Fondacionit Kosovar të Arkitekturës Bekim Ramku dhe arkitekt të tjera nga ish-Jugosllavia, derisa shkrimi i përfaqësuesve të Kosovës është bërë nga arkitekti Arbër Sadiku.
Të kujtojmë se arkitekti i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës është kroati Andrija Mutjakoviq.

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?