Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të marr pjesë në panairin e Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur dhe dy ekspozitat e Arkivit të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Në këtë panair i pranishëm, do të jetë edhe poeti Xhevdet Bajraj.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i shtëpisë botuese “Armagedoni”, Berat Dakaj përmes një njoftimi në facebook.
Njoftimi i plotë:
Nesër, me fillim nga ora 13.00, në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës kemi takim me poetin Xhevdet Bajraj.
Panairin e Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur dhe dy ekspozitat e Arkivit të Kosovës dhe të Shqipërisë nesër do t’i vizitojë kryeministri Albin Kurti me fillim nga ora 12.30. Gjithashtu, kryeministri Kurti do të marrë pjesë edhe në takimin me poetin Bajraj.
Mirë se vini!/arbresh.info/

Abdixhiku për rezultatin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin t...
Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen para Kuvendit të LDK-s...
Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrij...
Hapet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Rezultati i LDK-së është ...
Raportuesi i PE: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipër...
Vrasja e dy amerikanëve në Minneapolis shkakton protesta në ...