Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Prishtinë, prej sot deri të premten (20-24 prill), do të organizojë një seri aktivitetesh për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Librit, si pjesë e fushatës së saj për gjuhët, artin dhe kulturën.
Në kuadër të manifestimit janë paraparë një ekspozitë me poezi të kaligrafuara të autorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, lexime letrare, punëtori për të shkruarit me nxënës të përzgjedhur nga tri shkolla fillore të Prishtinës, si dhe dy debate me tema “Libri tradicional kundrejt librit elektronik” dhe “Përkthimet letrare si diplomaci kulturore”.
Në aktivitetet do të marrin pjesë artistë, shkrimtarë, studiues, botues, gazetarë dhe publicistë nga Kosova, si dhe mysafirë nga jashtë vendit, njoftoi Zyra e BE-së në Kosovë.
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...