Një kërkesë jo të zakonshme, e ka bërë së fundi aktori i njohur hollivudian, Joseph Gordon – Levitt, përmes së cilës, kërkon fotografi interesante nga Kosova.
Levitt nuk jep shumë detaje, por thotë se bëhet fjalë për një projekt të ri shumë interesant.
Ylli i njohur i filmave: ”The Dark Knight Rises”, ”Snowden”, ”Don Jon”, ”The Walk”, ”Inception” dhe ”The Trial of the Chicago 7”, në rrjetin social facebook kërkon nga banorë të Kosovës dhe jo vetëm, fotografi nga lokacione të ndryshme.
Në krah fotos së realizuar në Kosovë ai shkruan:
”Hey Kosova! Jam duke kërkuar fotografi interesante të realizuara nga kudo në Kosovë për një projekt të ri. Kështu që gjeni një foto tuajën dhe dërgojeni në këtë Link”./kk/
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...