“Paris-Midi” ka botuar, të shtunën e 26 korrikut 1924, në ballinë, një shkrim në lidhje me reagimin e qeverisë shqiptare në mbrojtje të shqiptarëve të Çamërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Situata e shqiptarëve në Greqi
Tiranë, 26 Korrik.
Qeveria Shqiptare i ka telegrafuar Lidhjes së Kombeve një apel të ri për t’u ankuar se shqiptarët e Çamërisë janë të detyruar të emigrojnë nga Greqia.
Apeli thotë se shqiptarët janë të vendosur të strehohen në Shqipëri, në vend që të emigrojnë në Turqi. Kjo popullatë synon të vendoset në kufirin shqiptar në krahinën e Gjirokastrës.
Qeveria shqiptare deklaron se ka respektuar angazhimin e bërë ndaj Lidhjes së Kombeve lidhur me pakicat greke, por e ka për detyrim moral të ndihmojë popullatën shqiptare të Çamërisë dhe se duhet që të merret parasysh se do të ndodhin incidente të rënda pasi shqiptarët (çamët) do të strehohen në vendet e banuara nga banorë që flasin greqisht.
Qeveria shqiptare thotë së Greqia do të mbajë përgjegjësinë e këtyre incidenteve.
Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...