Listës prej 26 mijë e 274 veteranëve sa kanë qenë të verifikuar në listat paraprake të shtatë zonave operative të UÇK-së, Shtabit të Përgjithshëm dhe Batalionit “Shigjeta”, pritet t’i shtohen edhe veteranë të tjerë, që statusi u është njohur pas ankesave.
Megjithëkëtë, nuk dihet ende numri i ankesave që janë vlerësuar si të drejta, nga gjithsej 22 mijë sa ishin pranuar nga Komisioni Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, dëshmorëve, pjesëmarrësve dhe të internuarve të UÇK-së, shkruan Koha Ditore.
Sipas informatave që kanë marrë përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, nga Komisioni Qeveritar janë shqyrtuar rreth 99 për qind e të gjitha ankesave të pranuara. Ato presin që publikimi i listave përfundimtare të bëhet brenda dy javëve.
Përfaqësuesit e shoqatave të luftës i kanë thënë gazetës se nuk kanë informacione se sa është numri i ankesave të pranuara.
Macron: Franca do ta mbrojë Izraelin
Sulmet izraelite shkatërruan fabrikën e pasurimit të uranium...
Irani shpërthen në akuza ndaj SHBA-së, gjatë mbledhjes së Kë...
Mbledhja në Këshillin e Sigurimit të OKB, Britania: Palët të...
Opozita shqiptare kritikon pushtetin për mospunësim të shqip...
Të hënën i jepet lamtumira e fundit vajzës nga Vitia, që u v...