Një autoambulancë është përfshirë nga zjarri në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës ka thënë se si pasoj e zjarrit janë shkaktuar dëme edhe në objektin e QMF-së, shkruan Arbresh.info.
“Rreth orës 02:40 është raportuar për një incident zjarri në fshatin Ratkoc-Rahovec. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku zjarri kishte përfshirë dhe djegur një autoambulancë në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme edhe në objektin e QMF-së. Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka pasur pasoja për njerëzit”, tha Elezaj.
Tutje Elezaj bëri të ditur se lidhur me rastin një person i dyshuar është në kërkim.
“Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “zjarrvënie”. Lidhur me rastin, jemi në kërkim të një personi të dyshuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Elezaj./Arbresh.info
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...