Një grua është goditur nga automjeti në rrugëkryqin Sutjeska-Mitrovicë e Veriut, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, përcjell Arbresh.info.
Rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Rrugëkryqi, Sutjeska-Mitrovicë Veri 06.11.2024 – 07:10. Vozitësi mashkull kosovar me automjet, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...