Vetaksident në Qungur të Pejës, vdes një person

20:21 | 2 Shkurt 2025
E.H

Një person ka humbur jetën si pasoj e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungur të Pejës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se vdekjen e të viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga Trafiku Rajonal Pejë”, tha rugova./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale