U përleshën mes vete, arrestohen pesë persona në Obiliq

08:44 | 7 Prill 2026
E.H

Pesë persona janë arrestuar në Obiliq pas një rrahjeje mes tyre, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, në rrugën “Tropoja” pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur, pas një mosmarrëveshjeje janë përfshirë në një përleshje fizike.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Rr. Tropoja, Obiliq 06.04.2026, 19:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë- njëri prej tyre i mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas tretmanit mjekësor të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale