Një person është therur me thikë të dielën në Pejë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Nga i dyshuari janë konfiskuar një thikë dhe një skallper ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Pejë 09.03.2025-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ther me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Nga i dyshuari janë konfiskuar një thikë dhe një skallper. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...