Një 25-vjeçar është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili rezultoi se ishte në kërkim nga autoritetet kosovare.
Sipas njoftimit të Policisë, Sh,F., dyshohet se ka kryer së paku gjashtë vjedhje gjatë vitit 2025, në markete të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit.
I njëjti dyshohet se tentoi të largohej nga Kosova.
“Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Përgjithshme, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PK-së.
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...