Rreth orës 21:30 të mbrëmjes së sotme, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për kryeqytetin.
Pllana tha se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që karakterizojnë rastin.
Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën Murat Mehmeti në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar”, tha Pllana./Arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...