Policia e Kosovës njofton se më datën 14 dhe 16 korrik 2025 kanë parandaluar tentimet për kontrabandë me cigare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në njoftimin për media thuhet se në dy raste të ndara, janë ndaluar dy shtetas të huaj në tentativë për t’i larguar nga Kosova rreth 375 boksa cigare të llojeve të ndryshme, të padeklaruara dhe pa banderola.
“Pasagjerët kishin fshehur cigaret në valixhe dhe i kishin dorëzuar në check-in për fluturim drejt Londrës. Sasitë e sekuestruara përfshijnë Malboro të kaltër, të bardhë, të kuqe, si dhe marka tjera të njohura. Në të dy rastet, mallrat janë zbuluar në bashkëpunim edhe me Njësitin e Informacionit të Pasagjereve (PIU)”, thuhet në njoftim.
Të gjitha produktet janë sekuestruar dhe rastet janë proceduar për hetim të mëtejshëm nga Dogana e Kosovës./Arbresh.info
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...