Disa persona të panjohur kanë dëmtuar kasafortën e një xhamie në Ramjan të Vitisë dhe kanë vjedhur para, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, shkruan Arbresh.info.
Rasti është duke u hetuar.
“Ramjan,Viti 14.12.2024-15:30. Është raportuar se të dyshuar te panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në objekt fetar (xhami) dhe aty kanë dëmtuar kasafortën dhe kanë vjedhur para. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...